1. Bëhem merak për gjërat
2. Krijoj miqësi të reja kollaj
3. E kam imagjinatën e zhvilluar
4. Kam besim te të tjerët
5. I përfundoj punët me sukses
7. Më pëlqejnë festat me shumë njerëz
8. Besoj se arti është i rëndësishëm
9. I përdor të tjerët për të arritur synimet e mia
10. Më pëlqen të vendos rregull
11. Shpesh ndjehem i trishte
12. Zakonisht e marr unë kontrollin
13. I përjetoj emocionet e mia me shumë intensitet
14. Më pëlqen shumë t’i ndihmoj të tjerët
15. I mbaj premtimet e mia
16. Kam vështirësi për t’u afruar me të tjerët
17. Jam i zënë gjatë gjithë kohës
18. Në vend të rutinës, preferoj të bëj gjëra të ndryshme
19. Më pëlqejnë sfidat e bukura
21. Më pëlqen të shfrenohem
23. Më pëlqen të lexoj shkrime dhe libra të vështirë
24. Besoj se jam më i mirë se të tjerët
25. Më gjen gjithmonë të përgatitur
26. Më kap paniku fare lehtë
27. Jam person që rrezatoj lumturi
28. Kam tendencë të votojë për kandidatët e majtë
29. E kuptoj hallin e të pastrehëve
30. Hidhem në një iniciativë pa e menduar gjatë
31. Mendoj dhe më zë frika për më të keqen
32. Ndjehem rehat kur më rrethojnë njerëzit
33. Më pëlqen kur më fluturon mendja
34. Besoj se të tjerët kanë qëllime të mira
35. Shkëlqej në gjërat që bëj
37. Nëpër festa flas me shumë njerëz
38. E shoh të bukurën në gjëra që të tjerët ndoshta as nuk i vënë re
39. Bëj me hile për të dalë para të tjerëve
40. Shpesh harroj t’i kthej gjërat tek vendi që i takon
42. Përpiqem që t’i drejtoj të tjerët
43. I ndjej emocionet e të tjerëve
44. Jam i shqetësuar për të tjerët
46. Kam frikë të tërheq vëmendjen e të tjerëve tek vetja
47. Jam gjatë gjithë kohës në lëvizje
48. Preferoj t’i qëndroj besnik vetëm gjërave që di unë
49. Ia ngrej zërin të tjerëve
50. Bëj më shumë nga çfarë më kërkohet
52. Jam në kërkim të aventurës
53. U rri larg diskutimeve filozofike
54. Kam shumë konsideratë për veten
55. I zbatoj planet e mia
56. Tronditem nga ngjarjet e ndryshme
57. Zakonisht kënaqem shumë
58. Besoj se nuk ekziston as e vërteta e as e gabuara absolute
59. Jam i ndjeshëm ndaj atyre që janë në një pozitë më të keqe sesa unë
60. Marr vendime të nxituara
61. Më frikësojnë shumë gjëra
62. I shmang kontaktet me të tjerët
63. Më pëlqejnë ëndrrat me sy hapur
64. I besoj gjërave që më thonë të tjerët
65. I marrë punët lehtë, pa stres
67. Preferoj të rri vetëm
69. Përfitoj nga të tjerët
70. E lë dhomën time pa rregulluar
72. Kam tendencë të marr kontrollin e gjërave
73. Rrallë herë i kuptoj reagimet e mia emocionale
74. Nuk jam i vëmendshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve
75. Nuk i zbatoj rregullat
76. Ndjehem rehat vetëm në shoqërinë e miqve
77. Bëj shumë gjëra në kohën e lirë
78. Nuk më pëlqen ndryshimi
79. I ofendoj njerëzit pa problem
80. E bëj punën sa për të kaluar rradhën
82. Më pëlqen të sillem si moskokëçarës
83. E kam të vështirë t’i kuptoj idetë abstrakte
84. Kam konsideratë për veten, mendoj se jam për t’u vlerësuar
86. Ndjehem sikur s’kam fuqi të përballem me gjërat
88. Kam prirje të votoj kandidatët me ide konservatore
89. Nuk më interesojnë problemet e të tjerëve
90. Hidhem pa e menduar gjatë
92. I mbaj të tjerët larg
93. Më pëlqen të përhumbem në mendime
94. Nuk i besoj shumë të tjerëve
95. E di sesi bëhen gjërat
98. S’më pëlqen të shkoj në galeri arti
99. I pengoj të tjerët të bëjnë plane
100. I lë gjërat e mia vërdall, pa rregull
101. Ndjehem rehat me veten
102. Pres që të më drejtojnë të tjerët
103. Nuk i kuptoj njerëzit që tregohen emocionalë
104. Nuk i dedikoj mjaftueshëm kohë të tjerëve
105. Nuk i mbaj premtimet
106. S’më shqetësojnë situatat sociale ku njerëzit kanë vështirësi
107. Më pëlqen t’i marr gjërat me qetësi, pa e vrarë mendjen
108. I bëj gjërat ashtu siç i bëjnë të tjerët
109. Jam hakmarrës me të tjerët
110. Shpenzoj pak kohë dhe mund në punë
111. Jam i aftë të kontrolloj pasionet e mia
113. S’më interesojnë diskutimet shumë teorike
114. Mburrem me virtytet e mia
115. Kam vështirësi të nis një detyrë
116. Nën presion e ruaj qetësinë
117. Shoh anën pozitive të jetës
118. Besoj se duhet të tregohemi të ashpër me krimin
119. Mundohem mos të mendoj për njerëzit në nevojë